cheerzo

ÇFARË BESOJNË BAHÁ’Í·TË

MARRËDHËNIET Thelbësore

Vështrim i përgjithshëm

Realizimi i parimit të njëshmërisë së njerëzimit është qëllimi dhe njëkohësisht parimi i funksionimit të zbulesës së Bahá’u’lláh·ut. Bahá’u’lláh·u e krahasoi botën e njerëzimit me trupin e njeriut. Brenda këtij organizmi, miliona qeliza, të ndryshme në formë dhe funksion, luajnë rolin e tyre në mbajtjen e një sistemi të shëndetshëm. Në mënyrë të ngjashme, marrëdhëniet harmonike midis individëve, komuniteteve dhe institucioneve shërbejnë për të mbështetur shoqërinë dhe lejuar përparimin e qytetërimit.

Qëllimi themelor që gjallëron Besimin e Zotit dhe Fenë e Tij është të mbrojë interesat dhe të promovojë unitetin e racës njerëzore, dhe të nxisë frymën e dashurisë dhe shoqërimit mes njerëzve.
— BAHÁ’U’LLÁH
Ne po jetojmë sot në një periudhë unike në histori. Ndërsa njerëzimi del nga fëmijëria dhe i afrohet pjekurisë së tij kolektive, nevoja për një kuptim të ri të marrëdhënieve midis individit, komunitetit dhe institucioneve të shoqërisë bëhet gjithnjë e më e ngutshme.

Bindja se ne i përkasim një familjeje njerëzore është në zemër të Besimit Bahá’í. Parimi i njëshmërisë së njerëzimit është “strumbullari kryesor ku rrotullohen mësimet e Bahá’u’lláh·ut …”

Punët e komunitetit Bahá’í administrohen përmes një sistemi institucionesh, secila me sferën e vet të veprimit të përcaktuar. Origjina e këtij sistemi, i njohur si Urdhëri Administrativ, si dhe parimet që udhëheqin funksionimin e tij gjenden në Shkrimet e Bahá’u’lláh·ut.

Marrëdhëniet thelbësore
Scroll to Top