cheerzo

ÇFARË BËJNË BAHÁ’Í·TË

Rinia

Vështrim i përgjithshëm

Rinia ka luajtur një rol jetësor në historinë Bahá’í.  Báb·i Vetë e shpalli misionin e Tij kur Ai ishte vetëm njëzet e pesë vjeç dhe shumë persona nga grupi i ndjekësve të Tij ishin në fillimet e rinisë së tyre kur përqafuan Zbulesën e Tij. Gjatë ministrive të Bahá’u’lláh dhe ‘Abdu’l-Bahá, të rinjtë ishin në krye të përpjekjeve për të shpallur mesazhin e Besimit të ri dhe për të ndarë mësimet e tij me të tjerët.

Duke ndjekur rrugën që kishin hapur këta dhe figura të tjera të jashtëzakonshme, mijëra Bahá’í të rinj kanë lindur në çdo brez për t’iu përgjigjur thirrjes së Bahá’u’lláh·ut. Përpjekjet e tyre udhëhiqen nga Kreu i Besimit Bahá’í – sot, Shtëpia Universale e Drejtësisë – e cila inkurajon Bahá’í·të e rinj që të përdorin zellin dhe entuziazmin karakteristik të periudhës së rinisë dhe kështu të japin kontribute vendimtare drejt avancimit të qytetërimit shpirtëror dhe material.

Shtrirja e udhëzimit dhe inkurajimit e dhënë nga Shtëpia Universale e Drejtësisë dhe përgjigjia e Bahá’í·ve të rinj sot është shumë e madhe dhe aktivitetet që frymëzojnë shumë të ndryshme, për t’u përshkruar në tërësinë e tyre këtu. Faqet e këtij koleksioni temash përqendrohen në një shembull: një seri konferencash për të rinjtë në 114 vende të botës, të cilat u mbajtën në vitin 2013 së bashku me valët e tubimeve të vogla që janë duke u zhvilluar që atëherë.

Ju mund të lexoni një mesazh të Shtëpisë Universale të Drejtësisë drejtuar dhjetëra mijëra pjesëmarrësve të rinj, të shihni një seri filmash të shkurtër të titulluar “Për t’i shërbyer njerëzimit” dhe të shikoni raportet nga secili prej tubimeve në 2013 në një seksion të veçantë të faqes së Shërbimit Botëror Bahá’í.

Edhe pse realitetet tuaja formohen nga një larmi e gjerë rrethanash, prapë se prapë dëshira për të sjellë ndryshime konstruktive dhe një kapacitet për shërbim kuptimplotë, të dyja karakteristikë të fazës së jetës suaj, nuk janë të kufizuara në asnjë racë apo kombësi, as të varura nga mjetet materiale. Kjo periudhë e ndritshme e rinisë që ndani përjetohet nga të gjithë – por është e shkurtër dhe e goditur nga forca të shumta shoqërore. Sa e rëndësishme është, pra, të përpiqemi të jemi midis atyre që, sipas fjalëve të ‘Abdu’l-Bahá·it,‘ këputën frytin e jetës ’.

– SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË

Për më tepër, artikujt e paraqitur më poshtë, të cilët përfshijnë ekstrakte nga materialet e studiuara gjatë konferencave dhe mbledhjeve të mëvonshme, nxjerrin në pah aspekte të bisedës mes pjesëmarrësve ndërsa ata eksploruan së bashku temat qendrore të tyre për shërbimin ndaj njerëzimit.

EKSPLORONI MATERIALE NGA KONFERENCAT E RINISË

Ju mund të lexoni më shumë rreth kësaj teme në artikujt e mëposhtëm.

Eksploroni më poshtë një përzgjedhje të artikujve që lidhen me Rininë

Shërbimi i Lajmeve Botërore Bahá’í

Të rinjtë në Bejrut krijojnë një rrjet për rikuperimin ndaj fatkeqësive

Shërbimi i Lajmeve Botërore Bahá’í

Grupi i të rinjve shpërndan ushqim, fiton mbështetjen e qytetit dhe Gardës Kombëtare

Shërbimi i Lajmeve Botërore Bahá’í

Të rinjtë në Itali krijojnë një media për të frymëzuar vizionin e një bote më të mirë

Shërbimi i Lajmeve Botërore Bahá’í

Rinia kalon në krye të përgjigjes bazë në të gjithë SHBA

Shërbimi i Lajmeve Botërore Bahá’í

Të rinjtë në Sierra Leone xhirojnë film për të mbrojtur komunitetin kundër koronavirusit

Scroll to Top